MENU
klinika

Futbolli nuk nis ende

Mblidhet Liga dhe Ylli i pranishëm, por bojkoti vijon

21.09.2020 - 13:40

Liga Profesioniste e Futbollit organizoi mbledhjen e radhës në stadiumin “Air Albania”. Risia në këtë mbledhje ishte prezenca e Fidel Yllit, deputet i parlamentit të Shqipërisë dhe i autorizuari nga kryeministri për të negociuar në lidhje me katër kërkesat e parashtruara nga Liga dhe përfundimin e bojkotit.

Presidenti i Ligës së Kategorisë Superiore, Edvin Libohova, ka një tjetër qëndrim. Ai deklaron se bojkoti do të vazhdojë, por përshëndet vullnetin e qeverisë për të plotësuar kërkesat.

“Ramë dakord për të dërguar të gjithë komentet mbi katër kërkesat që kemi bërë. Do të kthehem përsëri mbrapa për t’i përgatitur për t’i nisur. Përshëndesim deklaratën e zotit Ylli që qeveria është e gatshme për të realizuar kërkesat dhe që është në sinkron me ne.

Ne do të vazhdojmë me procedurat, do të shohim në dinamikë situatën si do shkojë. Situata nuk pritet me thikë sot, po e ndjekim gjithë pasditen. Bojkoti? Sigurisht që vazhdon“, – u shpreh Libohova.

Pas mbledhjes së zhvilluar, në fjalën e Fidel Yllit për mediat, ky i fundit ka deklaruar se vullneti i qeverisë është të gjejë zgjidhje, ndërsa nëse presidentët kërkojnë të takojnë kryeministrin, atëherë më mirë të nisin kampionatin dhe kështu atmosfera të jetë më pozitive.

“Gjithmonë do të ketë debate, por do të ketë zgjidhje. Është vullneti i kryeministrit dhe qeverisë, që ne kërkesat e Ligës t’i plotësojmë. Nuk mund të them, se do realizohen 100%, sepse janë disa gjëra teknike që duhet të flasim. Nga Liga ata duan të vazhdojnë bojkotin. Unë thashë se nuk mund të negociojnë me kryeministrin nëse vazhdohet bojkoti.

 

Duhet të vazhdohet kampionati dhe të jeni të bindur se unë nuk jam këtu si Fidel, por si i dërguar i kryeministrit. Nisni kampionatin dhe shumë shpejt do të jemi në zyrtar e kryeministrit. Takimi për mendimin tim ishte i frytshëm, kishte debate, por jo aq të forta, pasi unë jam njeri i sportit. Është ministria e financave që do japë listën financiare.

Këtë bojkot e bën Liga, por vendimet që do marrim do jetë për të gjithë sportin. Sporti do të futet në rrugën e drejtë, ne ligjin e sportit e kemi bërë si europianët, të jetë shoqëri aksioner, nuk mund të varet nga bashkia.

Kjo reformë do të përmbyllet me shtimin e buxheteve, të cilat do të dyfishohen për sportin. Qeveria ka qenë që në ditën e parë një hap para. Qeveria që në ditën e parë e gatshëm për një zgjidhje. Ata kanë të drejtë të bojkotojnë, ne do ecim shumë shpejt për të realizuar kërkesat. Por nëse fillon kampionati të luhet, atmosfera te kryeministri do të jetë më pozitive për të realizuar këto pikë, pavarësisht axhendës të ngarkuar”, – u shpreh Ylli.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Liga kërkon takim me Kryeministrin

Jo vetëm bojkot, klubet protesta në bulevard

Kapitenët lexojnë kërkesat ndaj Qeverisë

Ekipet e Superiores protestojnë në mes të fushës