MENU
klinika

COVID-19/ Paralajmërimi i frikshëm i ekspertëve

“Me ardhjen e dimrit na pret një tragjedi e madhe. Shumë shpejt do shohim…”

24.09.2020 - 20:30

Në pamje të parë situata që na paraqitet nuk duket e zymtë, ndonëse rastet e infeksionit të raportuara po arrijnë nivele rekord dhe Evropa po përballet me një valë të dytë të COVID-19. Por pavarësisht këtyre numri i viktimave është më i ulët se në pikun e koronavirusit, që ishte në prill.

Por ekspertët paralajmërojnë se këto shenja që po shohim tregojnë se një tragjedi, në kuptimin e vërtetë të fjalës, na pret përpara këtë dimër, me ardhjen e sezonit të gripit.

Kështu infeksioni po përhapet në popullatat e moshuara dhe ka shenja që njerëzit janë lodhur duke respektuar kufizimet.

Mandatory Credit: Photo by ERIK S LESSER/EPA-EFE/Shutterstock (10599594q)
A United States Postal Service (USPS) carrier wears a mask and gloves as personal protective equipment while making deliveries in Washington, DC, USA, 01 April 2020. A ‘stay-at-home’ order issued by District of Columbia Mayor has taken effect. The spread and containment efforts of the coronavirus COVID-19 pandemic has caused disruptions to daily life across the globe.
Coronavirus COVID-19 reactions in Washington, DC., USA – 01 Apr 2020

“Padyshim që ne në të vërtetë nuk kemi ndonjë mënyrë për të parandaluar Covid, përveç bllokimeve ose masave të distancës sociale dhe kështu me radhë; ne nuk kemi ende një vaksinë”, tha Michael Head, studiues i lartë i shëndetit global në Universiteti i Mbretërisë së Bashkuar i Southampton, i tha CNN.

Ai thekson se numri i vdekjeve nuk mendohet të arrijë në nivelet e valës së parë, por sërish shtoi: “Ne do të shohim shumë shpejtë përhapje shumë të madhe të rasteve, do të shohim shumë shtrime në spital dhe shumë barrë për shërbimin tonë shëndetësor. Po ashtu do të ketë gjithashtu një numër të madh të viktimave”.