Apple ka mahnitur përdoruesit e saj me përditësimin e fundit në IOS, 13.7. Në këtë version ju mund ta dini se a jeni ekspozuar nga COVID-19 dhe a keni nevojë për të bërë test për të, shkruan Gazeta Metro.
Apple të martën lëshoi versionin e ri iOS 13.7, duke shtuar një sistem të ri ku ju mund të dini nëse jeni ekspozuar ndaj COVID-19.
Një bashkëpunim në mes Google dhe Apple ka bërë që të ju ndihmojë njerëzve për gjurmimin e koronavirusit.
Në këtë sistem të ri, ju duhet të zgjidhni shtetin e juaj dhe më pas duke klikuar mbi shtet, ju jepni mundësin që të ju vijnë njoftime në rast se ju jeni ekspozuar nga COVID-19.
Më pas me anë të një pyetësori dhe në bazë të përgjigjeve tuaja, ju mund të dini nëse keni qenë të ekspozuar nga koronavirus.
Më poshtë keni një video që shpjegon se si duhet ta instaloni këtë version dhe këtë vegël të re nga Apple.