MENU
klinika

“Shndërrimi i Mesdheut Lindor në një liqen të Greqisë”

Mediat turke: Si lindën tensionet, u përballëm me një veprim që…

03.09.2020 - 09:06

Turqia vazhdon thirrjet e saj për dialog në Mesdheun Lindor pavarësisht të gjitha provokimeve të Greqisë, Qipros greke dhe Francës të cilat kanë marrë pas tyre Bashkimin Evropian (BE), raporton Anadolu Agency (AA).

Tensionet për herë të parë në Mesdheun Lindor nisën pasi Qiproja greke bëri marrëveshje ndërkombëtare për të menaxhuar pasuritë natyrore përreth ishullit duke injoruar të drejtat legjitime dhe ligjore të palës turke në veri.

Kompanitë perëndimore duke marrë edhe mbështetjen e qeverive të tyre nisën me palën qipriote greke kërkimet dhe shpimet për gaz natyror në një zonë të gjerë.

Bashkëbiseduesit injoruan paralajmërimet që Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) bënë për vite me radhë se pasuritë përreth ishullit duhet të ofrohen në të mirën e të gjithë popullit me gjetjen e një zgjidhjeje të drejtë dhe të përhershme ndaj problemit të Qipros.

Me zbulimin e ekzistencës së fushave të mëdha të hidrokarbureve në Mesdheun Lindor, vendet e rajonit që donin të menaxhonin këto pasuri morën drejtimin duke bërë marrëveshje të zonave ekskluzive ekonomike.

Turqia dhe Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) vazhduan paralajmërimet e tyre ndaj Qipros greke e cila nënshkroi marrëveshjet e ashtuquajtura të zonave ekskluzive ekonomike me Egjiptin në vitin 2003, me Libanin në 2007 dhe me Izraelin në vitin 2010.

Nuk u mor në konsideratë propozimi i TRNC dhe Turqisë për komisionin e përbashkët

Administrata e Qipros greke vazhdoi me kompanitë perëndimore punimet në fushën e hidrokarbureve në fushat konfliktuale për të cilat kishin të drejta Turqia dhe TRNC.

Egjipti, Greqia, Administrata e Qipros greke dhe Izraeli nëpërmjet Forumit të Gazit të Mesdheut Lindor që formuan në Kajro u përpoqën të linin jashtë aktorët si Turqia, Libia dhe Libani.

TRNC dhe Turqia duke bërë një hapje me qëllim të mirë nëpërmjet Kombeve të Bsahkuara (OKB) i paraqiti palës qipriote greke propozimin për formimin e një komiteti të përbashkët lidhur me çështjen e burimeve të hidrokarbureve. Në këtë mënyrë deri në gjetjen e një zgjidhjeje të dretjë dhe të përhershme në ishull do të mund të gjendej një formulë e re në mënyrë që burimet të menaxhoheshin pa problem në kuadër të një dakordimi të ndërsjellë.

Por, administrata e Qipros greke duke marrë pas saj mbështetjen e BE-së tregoi se nuk ishte e hapur për bashkëpunim.

Periudha e veprimeve proaktive të Turqisë në det

Turqia e cila ka brigjet më të gjata në Mesdheun Lindor që është shndërruar në fushën e përpjekjeve të shumë vendeve, aktivizoi më intensivisht mjetet e saj diplomatike dhe ushtarake pasi thirrjet për dialog të bëra prej saj prej vitesh nuk u morën në konsideratë.

Turqia filloi aktivitetet e kërkimeve sizmike në kuadër të marrëveshjeve të arritura me TRNC në pjesën perëndimore, lindore dhe jugore të ishullit të Qipros.

Turqia mesazhin e saj e dha në mënyrë shumë më të fuqishme se dyshja Greqi-Qiproja greke dhe kompanitë perëndimore nuk mund të konfiskojnë me veprime të njëanshme dhe me mënyrën “u tha u bë” pasuritë e ishullit dhe se çështja duhet të zgjidhet me uljen e palëve në tryezë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe zyrtarët e tjerë kanë bërë thirrje për bisedime për një “ndarje të drejtë” në Mesdheun Lindor.

Provokimi për ta shndërruar Mesdheun Lindor në një liqen të Greqisë dhe Qipros greke

Qeveria e Athinës dhe Qipros greke me një plan të viteve të mëparshme i cili bashkonte juridiksionet detare treguan se qëllimet e tyre janë më të mëdha.

Duke pretenduar të drejtën e ujërave territoriale në ishujt dhe ishujt e vegjël në Detin Egje, Greqia donte të bashkojë territorin sovran të saj me të ashtuquajturën zonën e juridiksionit të Qipros greke e cila vepron sikur të jetë pronari i vetëm i ishullit të Qipros.

Sipas ëndrrave greke të përcaktuar me “hartën e Seviljes” Turqia do të burgosej në gjirin e Antalyas.

Qeveria e Athinës kishte projektuar një juridiksion detar imagjinar prej 40 mijë kilometra katrorë nëpërmjet ishullit Kastellorizo me 10 kilometra katrorë që ndodhet vetëm 2 kilometra nga rajoni Kaş i Antalyas dhe 580 kilometra nga territori kryesor i Greqisë.

Kërkesat maksimaliste të Greqisë e drejtuan Turqinë që të prishë këtë plan.

Turqia formoi balancën kundër

Ndaj zhvillimeve ku dyshja Greqi-Qipro greke mori dhe tërhoqi pas saj BE-në dhe kompanitë gjigante botërore të energjisë, Turqia iu përgjigj duke bërë marrëveshje të zonës ekonomike ekskluzive me Qeverinë e Libisë.

Murin pengesë që dyshja Greqi-Qipro greke donin të vendosnin përpara Gadishullit të Anadollit, Turqia e tejkaloi duke bashkuar zonën ekonomike ekskluzive detare të saj me atë të Libisë.

Përballë kësaj, Franca e cila mbështet Khalifa Haftarin, liderin e forcave të armatosura jolegjitime në lindje të Libisë, mori me dyshen Greqi-Qipro greke drejtimin për të forcuar aleancën kundër Turqisë. Inkurajoi Greqinë që të ecë mbi Turqinë. E drejtoi Athinën që të shprehë kërcënime ushtarake kundër Ankarasë.

Turqia i dha mundësi Gjermanisë për ndërmjetësim, Greqia e hodhi në kosh këtë mundësi

Pas shumë vitesh në “Atdheun blu” (territoret detare të Turqisë) të cilin e sheh si një pjesë të pandashme të territorit tokësor të vendit, Turqia intensifikoi punimet e saj për burime të hidrokarbureve si edhe shumë vende të tjera.

Anija për kërkime sizmike Oruç Reis përcaktoi destinacionin e saj në kuadër të Navtex-it të shpallur më 21 korrik.

Në Greqi u përjetua indinjatë për shkak se zona e kërkimeve ishte në afërsi të ishujve Kastellorizo dhe Rodos (Rhodes).

Pas thirrje për dakordim nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, Turqia tregoi qëllimin e mirë duke ndërprerë aktivitetet e saj.

Ndërkohë Turqia u përball me një veprim që shembi mjedisin e qëllimit të mirë teksa ajo ndodhej në pritje të rezultateve të kontakteve të qeverisë së Berlinit me zyrtarët grekë.

Greqia, më 6 gusht njoftoi se nënshkroi me Egjiptin një marrëveshje për kufizimin e juridiksioneve detare.

Marrëveshja ishte projektuar në mënyrën ku ai ndërpret përgjysëm korridorin e zonës së juridiksionit detar të formuar mes Turqisë dhe Libisë.

Pas kësaj Ankaraja vendosi që të vazhdojë punimet e kërkimeve me anijen Oruç Reis.

Prania ushtarake e Turqisë është me qëllim mbrojtjeje, jo për të shkaktuar luftë

Fregata turke Kemal Reis pengoi fregatën greke Limnos e cila kaloi në veprim për të provokuar anijen Oruç Reis më 13 gusht.

Kjo ngjarje, tregoi se sa e natyrshme është që Turqia ka siguruar me elementët ushtarakë aktivitetet e saj për kërkimet sizmike në Mesdheun Lindor.

Greqia, në ditën që ndodhi ky konflikt njoftoi se ka kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake me Francën në Mesdheun Lindor.

Në deklaratat e bëra nga Ankaraja, tërhiqet vëmendja se prania e Turqisë me flotën e saj në Mesdheun Lindor nuk ka përparësinë për të filluar një konflikt ushtarak.

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar bëri të ditur se qëllimet e tyre janë që të sigurojnë interesat e tyre ekonomike duke kryer shpime dhe kërkime në Mesdheun Lindor. Ai theksoi se prania ushtarake synon të ofrojë sigurinë e këtyre punimeve.

Në panelin editorial të AA-së, këtë situatë Akar e përmblodhi me fjalët “Ajo që ne bëjmë këtu janë vetëm shpime dhe kërkime. Ne këtu nuk po shkaktojmë (nxjerrim) luftë. Ne, atje brenda zonës që na thotë logjika dhe matematika, në zonën që na përket po zhvillojmë punimet tona me mënyra dhe rrugë plotësisht paqësore në kuadër të së drejtës dhe interesave tona”.

Duke njoftuar se do të vazhdojnë edhe aktivitetet e anijes për shpime Yavuz, Turqia ka treguar se po rend pas interesave të ligjshme ekonomike në Mesdheun Lindor.

Ndaj thirrjeve për dialog përgjigje me shfaqe ushtarake

Përgjatë tensioneve që rriten në Mesdheun Lindor krahas mesazhit për “vendosmëri” në pothuasje të gjitha vlerësimet e ministrit të Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu janë të përfshira thirrjet për ulje në tryezë e vendeve palë në Mesdheun Lindor dhe kryesisht qeverisë greke.

Në shumë fjalime Çavuşoğlu ka vënë theksin mbi parametrat si “zgjidhje me dialog”, “ligji fqinjësisë”, “qasje me qëllim të mirë në iniciativa të ndërmjetësimit” dhe “ndarje të drejtë”.

Së fundmi në fjalën e tij dje ministri Çavuşoğlu deklaroi se “Jemi pro bisedimeve për një ndarje të drejtë duke u ulur në tryezë me të gjithë në Medheun Lindor”.

Por, thirrjet për dialog gjejnë përgjigje me mesazhe kundër Turqisë për parandalim ushtarak në front.

Pas stërvitjes së përbashkët që Greqia, Qiproja greke, Italia dhe Franca zhvilluan më 26-28 gusht në jug të Qirpos ka pretendime se Franca ka filluar të dërgojë në rajon aeroplanmbajtësen dhe elementë të tjerë të flotës.

Vija e deritanishme e Turqisë edhe në momentet kur tensionet janë rritur shumë ka përparuar në drejtimin për të penguar daljen e tensioneve nga kontrolli dhe për të mbajtur të hapur deri në fund kanalet e dialogut.

Teksa Ankaraja i ka lënë përparësi gjetjes së zgjidhjes në tryezë, ajo ka vazhduar të përcjellë në mënyrë të vazhdueshme mesazhin e saj se nuk do të lë pa përgjigje për të mobilizuar në masën e nevojshme në momentin e nevojshëm të mundësive dhe aftësive të saj ushtarake.

Si përfundim, vërehet se Turqia është e gatshme fillimisht për dialog dhe ndarje të drejtë por që edhe nuk heziton nga sfidat ushtarake.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN