MENU
klinika

Reagimet për uruguajanin

Messi e Neymar, sulm Barçës për ikjen e Suarez

25.09.2020 - 15:28

Situata në kampin e Barcelonës vijon të jetë e nderë. Lionel Messi rrezikon një fërkim të ri me Barcelonën, pas përpjekjeve të tij për ta lënë klubin më herët, kësaj vere. Argjentinasi shfaq pakënaqësitë publike për largimin e Luis Suarez nga “Camp Nou”.

Ronald Koeman gjykoi se bomberi uruguajan ishte i tepërt për kërkesat e tij dhe menjëherë ia bëri të ditur vendimin përmes telefonit. 33-vjeçari u nda dje zyrtarisht me katalanasit, për ta vijuar karrierën të Atletico Madrid.

Gjashtë vite të paharrueshme u arkivuan, teksa Suarez u largua nga dera e pasme. Ai kishte krijuar miqësi të ngushtë, brenda dhe jashtë fushës së blertë me Lionel Messin. Kjo lidhje tani është thyer, çka e ka mërzitur shumë kapitenin. Superylli i Barcelonës ka postuar në Instagram:

 

View this post on Instagram

 

Ya me venía haciendo la idea pero hoy entré al vestuario y me cayó la ficha de verdad. Que difícil va a ser no seguir compartiendo el día a día con vos, tanto en las canchas como afuera. Los vamos a extrañar muchísimo. Fueron muchos años, muchos mates, comidas, cenas… Muchas cosas que nunca se van a olvidar, todos los días juntos. Va a ser raro verte con otra camiseta y mucho más enfrentarte. Te merecías que te despidan como lo que sos: uno de los jugadores más importantes de la historia del club, consiguiendo cosas importantes tanto en lo grupal como individualmente. Y no que te echen como lo hicieron. Pero la verdad que a esta altura ya no me sorprende nada. Te deseo todo lo mejor en este nuevo desafío. Te quiero mucho, los quiero mucho. Hasta pronto, amigo.

A post shared by Leo Messi (@leomessi) on

“Unë tashmë kisha filluar ta imagjinoja, por sot hyra në dhomën e zhveshjes dhe më rezultoi e vërtetë. Do të jetë kaq e vështirë të mos vazhdoj të ndaj çdo ditë me ty, si në fushë, ashtu edhe larg saj. Do të na mungosh kaq shumë.

Kemi kaluar shumë vite bashkë, shumë dreka dhe shumë darka. Kaq shumë gjëra nuk do t’i harrojmë kurrë, gjithë kohën që kemi kaluar së bashku. Do të jetë e çuditshme të të shoh me një fanellë tjetër dhe shumë më tepër të jem kundër teje në fushë.

Ju keni merituar një lamtumirë që përshtatet me atë që jeni; një nga lojtarët më të rëndësishëm në historinë e klubit. Ju arritët gjëra të

mëdha për ekipin dhe në planin individual. Nuk e meritonit që ata t’ju dëbojnë kështu, por e vërteta është se në këtë fazë asgjë nuk më habit më”.

Edhe Neymar Junior nuk e ka fshehur kurrë marrëdhënien e tij të jashtëzakonshme me Leo Messi dhe Luis Suárez, me të cilët formoi “tridentin” sulmues legjendar MSN, pavarësisht se ishte jetëshkurtër.

Këtë të premte, harmonia midis tre yjeve u konfirmua sërish pas largimit të uruguajanit nga Barcelona. Neymar iu përgjigj mesazhit të argjentinasit në llogarinë e tij në Instagram. Një përgjigje e shkurtër, por e fuqishme: “E pabesueshme se si i bëjnë gjërat”.

Largimi i Suarez ka trishtuar edhe bashkëshorten e Messit, e cila ka qenë shumë e lidhur me partneren e uruguaianit. Tashmë Suarez do të shpërngulet në Madrid, por Antonela Roccuzzo e përshëndet miken me këto fjalë:

“Bolu, motër dhe mike…Faleminderit për këto vite që ndamë bashkë, për kaq shumë të qeshura, kaq shumë miqësi dhe biseda të pafundme, ishim si një familje…Nuk kam fjalë për t’ju thënë se sa shumë do të më marrë malli për ju dhe familjen tuaj të bukur.

Faleminderit shumë! Shpresa që jetë të vazhdojë të na japë momente së bashku dhe me siguri do të takohemi përsëri së shpejti! Të dua, të dua. Të gjitha sukseset në botë në këtë fazë të re!”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN