MENU
klinika

NBA, play-off

Miami Heat e çon 2-0 serinë e finaleve të play-off

18.09.2020 - 08:47

NBA po luan fazën e fundit, finalet e play-off në secilën Konferencë. Miami Heat fitoi 106-101 ndaj Boston Cetliscs në Lindjes, duke udhëhequr 2-0 serinë e ndeshjeve. Edhe kjo sfidë, ashtu si e para, ishte me rivalitet dhe emocione deri në fund.

Miami arriti të triumfojë në 2 minutat e fundit, ku pas barazimit 95-95 u tregua më i saktë në gjuajtje. 6 lojtarë të Miami realizuan mbi 11 pikë, përfshi të 5 titullarët. Shënuesi më i mirë për Miami ishte Dragic me 25 pikë, mbështetur nga Adebayo me 21 pikë e 10 rebound.

Për Boston u dalluan Walker me 23 pikë e Tatum me 21, por që mbetën për statistikë. Nesër nisin finalet e play off-it në Konferencën e Perëndimit, ku përballë njëri-tjetrit janë Los Angeles Lakers dhe Denver Nuggets.

Konferenca e Lindjes – Finale play off

Miami Heat – Boston Celtics 106-101 (2-0)

Konferenca e Perëndimit – Finale play off

Los Angeles Lakers – Denver Nuggets