MENU
klinika

Mbrojtësi kuqezi në merkato

Milan dhe Ajax vihen në ndjekje të Gjimshitit

29.09.2020 - 21:13

Mbrojtësi i Shqipërisë dhe Atalantës, Berat Gjimshiti, ka përfunduar së fundmi në radarët e dy gjigantëve të futbollit Milan dhe Ajax. “Tuttomercatoweb” raporton se 27-vjeçari po studiohet si mundësi e mirë për të plotësuar boshllëkun e krijuar së fundmi në repartin e mbrojtjes së kuqezinjve dhe holandezëve.

Emri i tij pëlqehet te të dy klubet, por lojtari është ende nën kontratë me Atalantën deri në vitin 2022, ndërsa merkatoja e këtij sezoni përfundon në 5 tetor.

Futbollisti shqiptar ka spikatur në dy sezonet e fundit me ekipin bergamask, duke arritur rezultate madhore në Itali dhe Europë, ku sezonin e kaluar arriti deri në Ligën e Kampioneve.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e mbrojtësit të Atalantës

“Ashensori” Gjimshiti, shqiptari që kaloi limitet

Gjimshiti, mes Serie A dhe Champions

“Me Rejan, Kombëtarja është më mirë”