MENU
klinika

Serie A, Java 2

Milan nuk fal, Hysaj asist në “tenisin” e Napolit

27.09.2020 - 19:01

Milan dhe Napoli kanë kaluar pa shumë vuajtje kundërshtarët në javën e dytë të Serie A, kuqezinjtë fituan 0-2 në transfertë nga Crotones, ndërsa Napoli 6-0 në shtëpi ndaj Genoa-s.

Milan shënoi nga një gol për secilën pjesë. Edhe pse mungoi Ibrahimovic, të besuarit e Pilot e gjetën rrugën e rrjetës në fundin e pjesës së parë me Kessie, që realizoi saktë një penallti që u vërtetua nga VAR.

Me fillimin e pjesës së dytë, Diaz shënon golin e dytë, që i jep siguri. Kuqezinjtë më shumë u mbrojtën pas këtij goli, ndërsa Crotone nuk ishte e aftë të shënonte për të rihapur ndeshjen, që mbyllet 0-2.

Mertens ka trefishuar avantazhin në të 57-ën, me Lozano-n që ka realizuar golin e dytë personal dhe të katërtin për Napoli-n në të 65-ën. Goli i pestë është realizuar katër minuta më mbrapa nga Elmas, i cili ka marrë një asist të bukur nga Elseid Hysaj. Festivali i golave është mbyllur në minutën e 72-të nga Politano, i cili ka fiksuar shifrat në 6-0.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN