MENU
klinika

Nuk ka më asnjë dyshim!

Miley Cyrus ka gati një këngë me Dua Lipën!

14.09.2020 - 14:44

Dua Lipa dhe Miley Cyrus do të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën dhe për këtë nuk ka më asnjë pikë dyshimi.

Gjatë muajit gusht Dua postoi në Instagram disa foto me Miley-n, në të cilat dukej se ishin në një studio muzikore dhe të gjithë menduam se këngëtaret kishin bashkuar forcat për një këngë. Artistet nuk treguan asnjë detaj, mirëpo së fundmi Cyrus ka konfirmuar të gjithë zërat për një bashkëpunim.

Miley Cyrus ka zbuluar ditën e sotme se ajo ka punuar me Dua Lipën dhe Billy Idol për albumin e saj të ri. Këngëtarja ka treguar për radion “The Edge” se të dy artistët do të jenë pjesë e albumit në të njëjtën këngë.

 

View this post on Instagram

 

bromance

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

“Ju mendoni se po bëj shaka, si Britney dhe Nine Inch Nails, por nuk po bëj. Kam bërë bashkë Billy Idol dhe Dua Lipën në të njëjtën këngë”, tha Cyrus.

Kur u pyet se kur do të publikohet albumi i saj, këngëtarja nuk dha një datë fikse, por tha se ai meriton të luhet vetëm në një festival.

Përderisa Miley nuk na i tregoi datën e lançimit, nuk kemi ç’të bëjmë tjetër veçse të presim këngën e saj me Duan dhe Billy Idol, që me bindje themi se do të jetë një hit i vërtetë.