MENU
klinika

Video-konferencë me homologen e Kosovës

Ministri grek: E ardhmja e vendeve të Ballkanit Perëndimor, në BE!

23.09.2020 - 14:46

Ministri i Jashtëm grek Nikos Dendias ka zhvilluar një video konferencë me ministren e Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj.

Kjo video konferencë kishte në fokus, lehtësimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Në qendër të diskutimit, ishte perspektiva e vendeve të Ballkanit perëndimor në Bashkimin Europian.

Video konferenca vjen në vijim të takimit në Bruksel të Nikos Dendias me Miroslav Lajcak, përfaqësues special dhe gjatë konferencës për fokusimin në perspektivën e vendeve ballkanike në BE.

Dendias i ka shprehur Lajcak gatishmërinë për të asistuar në përpjekjet e BE-së në rajon.