MENU
klinika

Tragetet ndryshojnë oraret e nisjes

Durrës/ Moti i keq pengon lundrimin

28.09.2020 - 08:50

Moti i keq dhe deti i dallgëzuar ka penguar lëvizjen e trageteve në dy anët e Adriatikut.

Kapiteneria e portit detar të Durrësit bën me dije se tragetet nuk janë nisur natën e kaluar nga Durrësi drejt Barit dhe anasjelltas.

Shkak është bërë forca prej 7 ballësh në det të hapur.

Pranë brigjeve situata detare ka qenë më e qetë.

Tragetet e linjës janë nisur vetëm mëngjesin e sotëm nga Durrësi dhe nga Bari, për të mbërritur në portet respektive pas mesditë.