MENU
klinika

Bundesliga, java 2

Mposhtet Dortmund, Leipzig në paqe me Leverkusen

26.09.2020 - 16:29

Bundesliga po luan javën e dytë. Ra në sy fitorja e Augsburg në shtëpi ndaj Borussia Dortmund në shifrat 2-0, duke marrë kështu kreun provizor me 6 pikë, në pritje të ndeshjes së nesërme Hoffeinheim-Bayern Munchen.

Augsburgu ka zhbllokuar në minutën e 40′ të takimit. Vendasit krosuan drejt zonës, aty ku mbrojtja e Dortmundit ishte krejtësisht e përgjumuar dhe zhbllokuan shifrat me anë të Uduokhai. Ky i fundit dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Kaq për pjesën e parë.

Në fillimin e së dytës, në minutën e 54-t, Caligiuri shënon të dytin për vendasit, duke gjunjëzuar verdhezinjtë. Dortmund nuk arriti për asnjë moment të futet në lojë, pavarësisht volumit.

Në ndeshjet e tjera, spikat fitorja 4-1 e Stuttgart në fushën e Mainz. Bayer Leverkusen dhe Leipzig ndanë nga një pikë në barazimin 1-1, ashtu si Monchegladbach me Union Berlin. Bielefeld fiton 1-0 ndaj Koln.