Një shans më shumë për Shqipërinë për të marrë kreun e vetme në grupin ku bën pjesë në Ligën e Kombeve. Bjellorusia mposhti ditën e sotme Kazakistanin me rezultatin 1-2, në sfidën e vlefshme për Grupin 4.
Një rezultat ky që iu shkon për shtat edhe kuqezinjve të Edy Rejës, që në rast triumfi ndaj Lituanisë, kryesojnë të vetëm me 6 pikë. Për sa i përket ndeshjes mes Kazakistanit dhe Bjellorusisë, miqtë, kaluan të parët në avantazh në minutën e 53-të me anë të Bordachev, në minutën e 53-të, ndërkohë që Aymbetov, barazoi shifrat në 1-1.
Kur u mendua se ndeshja do të mbyllej në barazim, futbollisti kazak Suyumbajev, bën një gafë amatoreske nga out-i, duke i dhuruar një asist të çuditshëm sulmuesi Lisakovich, i cili i vetëm përballë portierit, e dërgoi topin në rrjetë.
Kazakistani ka 3 pikë, Bjellorusia ka 3 pikë, edhe Shqipëria ka 3 të tilla, ndërsa Lituania asnjë. Kuqezinjtë edhe me barazim marrin kreun, por do të kërkojnë fitoren, për ta pasur më të lehtë pastaj për të zënë vendin e parë në grup.