MENU
klinika

Ndryshime në qeveri?

Nazarko: Ramës i pëlqen të bëjë zhurmë. PD po eksperimenton

11.09.2020 - 17:03

Analisti Mentor Nazarko i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka folur për ndryshimet e mundshme që mund të ndodhin në kabinetin qeveritar së shpejti në prag  të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit të 2021.

Nazarko thotë se zërat mund të jenë zhurma që bën Rama për të luajtur me opinionin publik, pasi kryeministrit i pëlqejnë këto.


Por ndërkohë ai thekson se skema e lëvizjeve në qeveri disa muaj para zgjedhjeve është një skemë e provuar dhe e testuar më parë si të perfeksionuara.

Nga ana tjetër, Nazarko thotë për opozitën, dhe më saktë për PD se po eksperimenton me instrumente të reja si Listat e Hapura, Komisioni i Vlerësimit të kandidatëve apo qeveria në hije, por që janë të patestuara më parë dhe mund të çojë në rritje ose në ulje të popullaritetit të saj.

PYETJA: Duket se do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar, mund të ketë përfitim politik?

”Lëvizja gjithçka, qëllimi asgjë. Mendoj që është në ato lëvizjet klasike, që ushqehet nga vetë Rama për të dhënë idenë e ndryshimeve, për të dhënë idenë që përveç tij që është i pandryshueshëm të tjerët janë. Duke reflektuar edhe ndryshimet e opinionit publik ndaj kandidatëve, Rama ka shpikur mekanizmin. Në një farë mënyrë mblidhen opinione e sondazhe, mbi atij mekanizmi ai bën lëvizje për të reflektuar sinusoizmin.

Ai kërkon, nëse ai është mbrapa kësaj lëvizje, Ramës i pëlqen të të bëjë zhurmë, lëvizje, që të largojë zhurmën nga një vend tjetër.

Natyrisht, për një politikan si ai që po bën vitin e 8-të si kryeministër, dhe ndokush nga ata që ëshë kritik i tij, është viti i 23-të në politikë, skema të tilla janë të kolauduara, të perfeksionuara. Njëkohësisht ai sheh skemat. Nuk di cilat janë emrat, po flitet që do të ketë në Asamblenë e radhës. Jam kurioz të shoh emrat, nëse ndryshojnë. Edhe nëse nuk ndryshojnë është gjetje propagandistike.

Gara në opozitë?

Përgjithësisht po, në demokracitë anglo- sanksone ndodh kjo, por dyshoj që në përpjekjet për t’i dhënë koherencë mendimit tim, i mbahem pikëpamjes që një skemë e pakolauduar periodikisht mund të të çojë në rritje ose dobësim të popullaritetit. Në është ky instrument i patestuar, ai Komisioni i famshëm që do zgjedhë ¾ apo 2/3 e kandidatëve. Pra në një parti si PD është një bast i madh.

Jemi në gjykimin tim, jemi në paradigmën e identifikimit të alternativës me liderin. Që vlen për PS dhe PD. Ndërkohë që Basha është identifikuar si alternativë e PD, ndërkohë PD me Bashën e ka mësuar elektoratin me skema e truke të reja, për më shumë i është nënshtruar një koherence të re, nga protestat dhe dalja e parlamentit, në një propagandë derë më derë tek shembujt e veçantë, familjet e paasistuara pas tërmetit.

Qoftë aplikimi i Listave të Hapura, qoftë Komisioni i të urtëve, qoftë një qeveri në hije, do të ishte prishje e status-quo , dhe mund të kishte lëvizje të pakontrolluara që do thellonin përçarjen në PD.

Sfida më e madhe e partive është afrimi i votuesve të rinj, votuesit për herë të parë, dhe pse jo edhe të programit.”- tha Nazarko.