MENU
klinika

Listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Konferenca e Kryetarëve cakton datën

23.09.2020 - 09:54

Konferenca e Kryetarëve u mblodh ditën e sotme, ku u vendos që të futen në rend dite, ndryshimet në Kushtetutë, të cilat doeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee të pasqyrohen më tej në Kodin Zgjedhor.

Në mbledhje u vendos data 1 tetor, ditë kur Kuvendi do të shqyrtojë ndryshimet në Kod.

Sakaq dita fundit e shtatorit, është afati i fundit i Komisionit të Posaçëm Parlamentar për të pasqyruar këto ndryshime.

Ndërkohë mazhoranca dhe opozita në Këshillin Politik nuk e kanë gjetur ende konsensusin.

Teksa opozita kërkon asistencën e OSBE-ODHIR, socialisti Damian Gjiknuri deklaroi se koha do të lihet, por në rast mos reflektimi, ndryshimet kushtetuese nuk do të lihen pa u reflektuar në Kodin Zgjedhor.