MENU
klinika

Studimet

Ndryshimi i stilit të jetesës armë antiAlzheimer

25.09.2020 - 13:18

Ndryshimet në stilin e jetesës mund të zvogëlojnë rrezikun e demencës për personat mbi 65 vjeç që përjetojnë simptoma të hershme të Alzheimerit, sipas studiuesëve të Universitetit Kombëtar Australian, botuar në ”Journal of the American Geriatric Society”.

Studimet u kryen në 119 persona ku të moshuarit u ndanë në dy grupe: njëri, i kontrolluar nga dietologët dhe fiziologët, të cilëve u duhej të mbanin trurin e tyre të trajnuar dhe të ndiqnin dietën mesdhetare, tjetri, në vend të kësaj, duhej të ndiqte një seri udhëzimesh në internet për të ndryshuar në mënyrë të pavarur mënyrën e tyre të jetesës.

Në fund të gjashtë muajve, ata që ishin pjesë e grupit të drejtuar kishin një rrezik më të ulët të Alzheimerit dhe aftësi më të mira njohëse sesa ata që duhej të rrinin vetëm.

“Njerëzit që raportuan se kishin simptoma të lehta në lidhje me sëmundjen e Alzheimerit ishin në gjendje ta shmangnin atë falë ndryshimit të mënyrës së jetesës me ushtrime, një dietë të shëndetshme dhe trajnim të trurit’’, shpjegoi Mitchell McMaster, studiues i cili shpiku programin dhe i cili ndoqi studimin.

”Ky studim vërtet konfirmon se për ata që tashmë vuajnë nga memoria, nuk është kurrë vonë për të bërë disa ndryshime pozitive në stilin e jetesës për të zvogëluar rreziku i demencën”, theksoi ai.