MENU
klinika

Zyrtarizimi në klubin e ri

Ndryshoi ekip jo ngjyra, prezantohet Muça

28.09.2020 - 16:26

Para pak ditësh klubi kampion zyrtarizoi largimin e kapitenit të vjetshëm dhe një prej lojtarëve më të dhënë pas atij klubi, Gentian Muçës. Prej ditësh flitej, por sot është vendosur për t’u bërë zyrtare.

Gentian Muça është lojtari më i ri i Prishtinës. Mbrojtësi kryeqytetas ka arritur akordin me bardheblutë nga Kosova, megjithëse për të kishte interes edhe Vllaznia javë më parë. Lajmin e afrimit të tij e bën të ditur vetë klubi i Prishtinës, që zbardh edhe fjalët e para të Muçës si lojtar i tyre.

“Janë lëvizje që e pasojnë njëra tjetrën. Gjithsesi, pa dashur të merrem me të kaluarën, dua të fokusohem për të ardhmen. Pra, tek Prishtina. Jam i lumtur që gjendem këtu, në këtë qytet, kryeqytet – ashtu sikurse edhe Tirana, dhe jam shumë i emocionuar për aventurën e re.

Sigurisht që viteve të fundit futbolli në Kosovë ka qenë në fokusin jo vetëm të shtetit të Kosovës, por edhe në Shqipëri dhe jo vetëm për atë çfarë është zhvilluar në fushën e lojës, por edhe jashtë saj, nga ajo se çfarë ka bërë shteti që të zgjohet interesi, vëmendja jo vetëm e publikut, por i tërë ambienti sportiv duke përfshirë edhe lojtarë shqiptarë të cilët kanë ardhur dhe luajnë këtu.

Falë të gjitha këtyre gjërave, mund të them që futbollin në Kosovë e njoh. Sigurisht që e njoh Prishtinën dhe më ka ardhur shumë keq që dy herët e fundit e ka humbur kampionatin në ndeshjen e fundit. Gjithashtu Prishtinën e kam ndjekur edhe prej profesor Mirel Josës.

Kam shumë pritshmëri, e njoh organikën e skuadrës dhe dy blerjet e fundit nga Shqipëria, si Lilaj dhe Mici, të cilët i njoh më mirë. Sigurisht që jo vetëm tek pritja e pjesëmarrjes në garat e Evropës, por, pa dashur të flas sepse jam i ri, por po e besoj se janë të gjitha mundësitë për t’u shpall kampion duke e marr shkas edhe gabimet që kanë mundur të bëhen në ato vite që ekipi e ka humbur titullin në ndeshjet e fundit”, – u shpreh Muça.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Ikin 7 titullarë brenda 10 ditësh

Çpo ndodh me Kukësin? Eksod largimesh