MENU
klinika

Flet Myrto Uzuni

“Në Greqi punova për të mbijetuar, tani ja ku jam”

24.09.2020 - 17:50

Në dy javë, dy gola në Champions League. Tani është vetëm një hap larg grupeve, historike për të dhe për ekipin e tij Ferencvaros. Moment i artë për Myrto Uzunin. Sulmuesi i kombëtares së Shqipërisë e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme aventurën e re te skuadra e lavdishme hungareze.

Talenti nga Berati realizoi, si ndaj Dinamo Zagreb (në fitoren 2-1 dhe eliminoi kroatët), ashtu edhe në barazimin 3-3 në Norvegji ndaj Molde. Por, nëse tani po kor frytet e punës, më parë e kishte të vështirë, sidomos kur vuajti emigracionin. Për nemzetisport.hu, Uzuni rrëfen vështirësitë që ka kaluar:

“Ne shkuam në Greqi për një jetë më të mirë, por shumë shpejt e kuptuam se ishim të huaj atje. Unë mbërrita në Greqi kur isha 10 vjeç dhe në moshën 14-vjeçare më duhej të punoja disa orë në ditë për të siguruar jetesën.

Nuk numërohen se sa punë kanë kaluar në dy duart e mia, por njëra prej tyre solli edhe kthesën e madhe. Punoja në një restorant dhe atje takova një trajner futbolli.

Ai më konfirmoi se sa e vështirë ishte për mua që të stërvitesha në darkë duke vazhduar edhe në restorant, ndërsa unë do ta lija menjëherë punën, pasi po rrezikoja futbollin dhe nuk do të isha këtu sot me Ferencvaros.

Fitorja ndaj Dinamo Zagreb? Sigurisht që isha shumë i motivuar për të treguar më të mirën time në fushë. i njihja shumë mirë disa prej lojtarëve të Dinamos, pasi luajta disa vite me Lokomotivën, skuadrën e dytë të qytetit të Zagrebit. Shumë prej tyre më uruan pas ndeshjes, duke thënë që nuk e prisnin të ishte kaq e vështirë kundër nesh”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN