MENU
klinika

Nga Flori te Adrola, Alaudini dhe Xhesika!

Nëse doni t’i shihni të gjithë bashkë, ja ku i keni!

15.09.2020 - 15:01

Miss Universe Albania do të bashkojë emra të njohur të ekranit shqiptar në edicionin e ri që do të mbahet së shpejti.

Producenti Eduart Dema ka bërë me dije se prezantuesit e këtij spektakli do të jenë Alaudin Hamiti dhe dy bukuroshet shqiptare Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi.

Spektakli do të ketë edhe të ftuar specialë si çunat e Three Dots, Flori Mumajesi, Bruno dhe Klajdi Haruni, të cilët do të marrin pjesë për herë të parë në një konkurs bukurie.

“Spektakli do të prezantohet në Vizion+ dhe Klan Kosova. Prezantues do të jenë Alaudin Hamiti, dy ish-misset Adrola Dushi dhe Xhesika Berberi. Do të ketë një gjysmë finale që do ta prezantoj Eni Shehu i ABC Neës bashkë me Eglantina Hosmanholla, e cila ka qenë e treta vjet në Miss Universe Kosova. Do të performojnë live Anxhela Peristeri, Mateu Frroku do të ketë numrin e tij, do të jetë një këngëtar me hitet e tij në Europë, është pak a shumë dhe DJ gjatë kohës që gocat do të sfilojnë me bikini. Do të jetë i ftuar special Flor Mumajesi, për herë të parë në një konkurs bukurie që Flori do të performojë, Klajdi Haruni dhe Bruno. Këta janë pak a shumë emrat që do të jenë në performancë. Pastaj do të jenë të ftuara të gjitha gocat e 7 viteve me radhë, të cilat do të kenë nga një numër, nga një pjesë, jo do të japin nga një çmim”.

Gjithashtu, do të ketë një intervistë ekskluzive me Jozefina Topallin, lidhur më konkretisht me pjesëmarrjen e saj në politikë, në një vend maskilist si Shqipëria.

“Do të ketë edhe një surprizë, e cila do të jetë një intervistë ekskluzive me Jozefina Topallin, e cila do të jetë në shoë për të fol për forcën e të bukurës, duke pasur parasysh që është një nga femrat më të forta në historinë e këtyre 20 viteve të fundit si në politikë dhe në atë çfarë ka arrit, të jesh kryetare parlamenti një zonjë në një vend maskilist, është gjë e rrallë dhe për këtë arsye do të kemi një intervistë me të”, rrëfeu Eduart Dema.

Mes të tjerash ai tha se të gjitha vajzat që do të jenë pjesë e spektaklit janë testuar për virusin Covid, në bazë të protokollit për të vijuar më tej me Miss Universe Albania.