MENU
klinika

Formula 1

Nga Hamilton te Rusell, pagat e pilotëve

21.09.2020 - 16:49

Paga marramendëse edhe në botën e Formula 1. Pilotët që garojnë në Formula 1 janë mes sportistëve më të paguar në botë. Natyrisht, jo të gjithë, ashtu si edhe në futboll apo sporte të tjera.

Në fakt, janë të pakët ata që mund të krenohen për një llogari bankare përrallore, të krijuar nga rrogat e tyre. Për të tjerët rrogat janë me të vërtetë shumë të ulëta, për të arritur te skuadrat e nivelit të tretë që japin rroga për të cilat, ndoshta, nuk do t’ia vlente të rrezikohej jeta.

Po të mos ekzistonte pasioni, sigurisht që nuk do të ishin duke garuar. Në krye të renditjes së të pasurve të Formula 1 është Lewis Hamilton, i cili është piloti më i pasur me 45 milionë euro në sezon.

PAGAT E PILOTËVE TË FORMULA 1

Lewis Hamilton (Mercedes) 45 milionë euro në sezon

Sebastian Vettel (Ferrari) 40

Daniel Ricciardo (Renault) 24

Max Verstappen (Red Bull) 15

Charles Leclerc (Ferrari) 9

Valtteri Bottas (Mercedes) 7

Esteban Ocon (Renault) 4 milionë euro

Sergio Perez (Racing Poitn) 3.5 milionë euro

Carlos Sainz (McLaren) 2.5 milionë euro

Lando Norris (Team Mclaren) 2.5 milionë euro

Kimi Raikkonen (Alfa Romero) 2.5 milionë euro

Alexander Albon (Red Bull) 2 milionë euro

Romain Grosjean (Haas) 1.5 milionë euro

Kevin Magnussen 1.5 milionë euro

Lance Stroll (Racing Point) 1 milion euro

Nicholas Latifi (Williams) 1 milion euro

Pierre Gasly (Alpha Tauri) 1 milion euro

Antonio Gionivazzi (Alfa Romeo) 400 mijë euro

Daniil Kvyat (Alpha Tauri) 250.000 euro

George Russell (Williams) 200.000 euro