MENU
klinika

Takimi me kryetaren e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit

Ngritja e Gjykatës së Lartë/ Soreca del me mesazhin e fuqishëm

25.09.2020 - 12:45

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca është takuar sot me kryetaren e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit për ngritjen e Gjykatës së Lartë.

Soreca në një postim në Twitter shkruan se plotësimi i pozicioneve të mbetura bosh në Gjykatën e Lartë mbetet një përparësi kryesore.

“Unë u takova sot me Kryetaren e KLGJ Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore.

Bashkimi Europain mbështet Këshillin në përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor.”, u shpreh Soreca.