Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Nikola Gruevski, në arrati në Hungari që nga dënimi i tij për abuzim të pushtetit dy vjet më parë, mori sot një dënim të ri me burg për rastin e nxitjes së dhunës.
Ish-shefi i partisë së djathtë VMRO-DPMNE, 50 vjeç, u dënua sot me një vit e gjysmë burg për nxitje të dhunës në 2013, në Shkup, gjatë një demonstrate jashtë bashkisë së Centarit, e drejtuar nga opozita.
Ish-pushtetari nacionalist, i cili e drejtoi vendin e tij me një grusht të hekurt për një dekadë, deri në largimin e tij nga pushteti në vitin 2016, po gjykohej në mungesë në Shkup.
Ky mik i ngushtë i kryeministrit hungarez, Viktor Orban, ka qenë refugjat në Hungari që nga nëntori 2018, pas dënimit të tij me dy vite burg për përdorimin për qëllime personale të një Mercedesi prej 600 000 eurosh, i marrë me fonde publike.