Ashtu siç e kishin paralajmëruar, Nora Istrefi dhe Butrint Imeri kanë sjellë klipin e tyre më të ri sot.
“Dy zemra” mban titullin kënga e cila është tejet ritmike dhe është pritur me padurim nga fansat e këngëtarëve.
Ky projekt është punuar nga Big Bang – RedBox Entertainment ndërsa për tekstin është kujdesur Butrinti dhe Gjiko. Në klipin e publikuar në YouTube vetëm pak minuta më parë, Nora dhe Butrinti shfaqen si një çift i vërtetë të shtrirë në shtrat, ndërsa këndojnë: “I madh o shtrati po ma i madh inati”.
Në sy bie look-u i mahnitshëm i këngëtares, e cila mes të tjerash ka veshur edhe një fustan të kuq super seksi që i nxjerr në pah barkun e sheshtë.
Butrinti ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave këto ditët e fundit dhe jo vetëm për shkak të klipit të ri.
Fillimisht, ai postoi një video nga Parisi, ku shfaqej në makinë, por fansat vunë re në hijen e krijuar në xhamat e makinës ku dukej se videon po e regjistronte një vajzë.
Sipas fansave, vajza misterioze që po e shoqëron Butrintin është as më pak e as më shumë se modelja Ery Viero, me të cilën e kemi parë të shoqërohet edhe më parë.
Të ketë diçka mes tyre? Epo pamjet flasin!