MENU
klinika

Rudina Dembacaj rrëfen mes lotësh

“Nuk e përjetova siç duhet propozimin për martesë”

29.09.2020 - 07:31

Rudina Dembacaj pak ditë më parë tërhoqi vëmendjen e të gjithëve kur mori propozimi për martesë nga ish-deputeti Mark Frroku.

Lajmin e bëri të ditur vetë moderatorja përmes disa imazheve ku shfaqej me Markun në Kapadokia të Turqisë. E ftuar në “Ftesë në 5” Rudina zbuloi ndjesitë e propozimit që e përshkruan si “magjik”.

“Nuk u mendova shumë për të thënë Po, aq bukur sa e bëri, aq magjike sa ishte, megjithatë nuk e vinte unazën në gisht edhe pse unë i thashë PO. Më tha dua të plakesh me mua zemër. I thashë: Po, sigurisht”,– tha Rudina.

Ndërkaq, edhe pse me vete ka emocionet e propozimit të mrekullueshëm, moderatorja ka një mungesë të madhe dhe ai është i ati. Ajo tha mes lotësh se asgjë nuk është më si më parë pas vdekjes së tij.

“Për shkak se mua më mungon shumë ai person, s’e kam përjetuar këtë gjë siç duhet ta përjetoja. Pas vdekjes së tim eti nuk është asgjë si më parë. Mundohem që për mamanë dhe motrën të jem mbështetja. E diela vijon të jetë ajo fanatikja mes motrës, mbesës dhe Viktorias sime. Të dielat në Lezhë nuk krahasohen me asgjë në botë. Unë përveç familjes time kam pasur dhe Markun”- ka thënë Rudina e prekur.