MENU
klinika

Dëshmia e radhës për Michael Schumacher

“S’flet, komunikon me sy, vetëm 3 njerëz e shohin”

26.09.2020 - 15:30

Brenda një jave janë dy zëra të ndryshëm që konfirmojnë se legjenda e Formula 1, Michael Schumacher, komunikon me sy. Megjithatë, për momentin asgjë nuk del për publikun, kjo edhe faktin se rikuperimi është shumë i ngadaltë dhe mund të mos vijë kurrë në masën që dëshirohet.

Këtë herë mësojmë disa sekrete përmes ish-gruas së Flavio Briatore, modeles dhe personalitetes së televizionit italian, Elisabetta Gregoraci, e cila aktualisht po merr pjesë në versionin italian të “Big Brother”.

Briatore drejtonte dikur Benetton dhe Michael duke drejtuar këtë makinë u shpall dy herë kampion bote. Ish-ja e Briatores dhe modelja u divorcuan më 2018.

Por një shok e pyeti për gjendjen shëndetësore të Michael, e cila nuk dihet publikisht, së cilës Gregoraci iu përgjigj: “Ai nuk flet, por komunikon me sytë e tij. Vetëm tre njerëz mund të shkojnë ta shohin atë”.

Kamerat e regjistrojnë 24 orë në ditë, për të ditur gjithçka që ndodh brenda shtëpisë. Kanë kaluar pothuajse shtatë vite nga aksidenti tragjik i skive, i pësuar nga Michael Schumacher në Alpe, dhe pak nga pak po mësojmë më shumë informacione në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Javën e kaluar, fjalët e neurologut zviceran, Erich Riederer, hodhën më shumë dritë mbi gjendjen e panjohur shëndetësore të Schumacher. Sipas tij, gjermani mund të të bëjë hapa të vegjël si fëmijët, i mbajtur për krahu, por jo më shumë.

Pas komës së gjatë, kampioni i madh i F1 ka mbetur në gjendje vegjetative. Familja gjithmonë e ka mbajtur shëndetin e Michael shumë sekret. Jean Todt, ish-shefi i tij te Ferrari, mik i gjermanit, ka zbuluar gjatë këtij viti se Schumacher po lufton shumë: “Michael po lufton. Unë shpresoj se bota mund ta shohë atë përsëri së shpejti. Për këtë po punojnë mjekët, si dhe familja e tij”.

Siç modelja i tha partnerit të saj në program, familja “Schumacher” është zhvendosur nga rezidenca e saj në Liqenin e Gjenevës drejt Spanjës: “Ata u zhvendosën në Spanjë dhe gruaja ngriti një spital në shtëpinë e saj”.

Familja do të takohej në Mallorca, në “Villa Yasmin”, shtëpinë luksoze që Corinna Schumacher, gruaja e Michael bleu në vitin 2017, e cila më parë i përkiste Florentino Pérez. Vila familjare është kthyer në një lloj klinike private rehabilitimi, e pajisur me gjithçka që nevojitet për t’u kujdesur për ish-kampionin e Formula 1.