MENU
klinika

Presidenti i FSHF-së në mbledhjen e Ligës

“Nuk jam për bojkot, faji jo vetëm i kësaj Qeverie”

26.09.2020 - 11:12

Në orën 11:00, në ambientet e stadiumit “Air Albania”, Liga Profesioniste e Futbollit zhvilloi një konferencë për shtyp. I pranishëm ishte edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka.

Presidenti i FSHF-së iu dha përgjigje pyetjeve në lidhje me bojkotin e kampionatit dhe situatën aktuale. Ndër të tjera kreu i organit më të lartë të futbollit në vend u shpreh:

Bojkoti dhe kërkesat – “Ne jemi këtu për të zgjidhur një gjë për sportin. Unë personalit e kam shprehur, unë jam personalisht i gatshëm që të takohem me çdo person, vetëm që ligji të behet. Në mbledhjen e Ligës disa nga presidentetët kanë deklaruar se po na bënë ligjin do ta votojmë maxhorancën e sotme.

Ndërprerja e sportit nuk është e mirë as 1 orë. Fakti që na ka sjellë sot në këtë sallë dhe ka bërë shumë njerëz të diskutojnë, tregon se nuk është dhe aq i keq bojkoti.

Problemet – Për mua është e rëndësishme që këto ndryshime të bëhen. Ka shumë që thonë sporti ka 1001 probleme. Për t’i minimizuar këto probleme duhet të bëjmë ndryshime. Do t’i hapë rrugë zhvillimit. E rëndësishme është të realizohet dhe palët ta shohin me dashamirësi.

Në qoftë se do të rrimë në mendimet e pseudo zyrtarëve apo servilëve, nuk do të bëjmë asgjë. Kjo nuk është më shumë se 5 minuta punë. Nuk është ligj individual, është për fëmijët. Po të ishte një ligj për një individ, do të ishte miratuar brenda natës.

Në takimin me Ligën, Fideli e ka deklaruar që kërkesat janë të drejta dhe duhet të realizohen. E bëmë relacionin më të zgjeruar. Fëmijët, sporti do të humbin ca ditë më shumë po u zvarrit.

Shembulli nga Kosova – Mua më duket logjike. Çfarë po kërkon sporti në Shqipëri, po kërkon sa Kosova, një shtet i krijuar 90 vjet mbrapa Shqipërisë, mos themi edhe shifra të tjera. Buxheti që jep qeveria shqiptare është 700 mijë euro. Kosova jep 12 milionë euro.

Pse 12 herë më të këqij se Kosova jemi ne? Nuk bëhet mbrojtja duke thënë që kjo qeveri ka financuar, këtë e këta, po mo i ka financuar, e kemi duartrokitur kur është dashur. Ose merre dhe kopjo Kosovën, Maqedoninë, Hungarinë dhe bëj një gjë për sportin që të jetë e sigurtë. Minimum jetik për sportin.

Përgjegjësi e shumë qeverive – Kjo nuk është pika kritike që erdhi sot, është vazhdë e historisë dhe veprimeve të të gjithë qeverive. Në logo thuhet që qeveritë e kanë braktisur sportin apo futbollin. Do të vijë një ditë, që të merren vendime ekstreme. Qeveria duhet të marrë përgjegjësitë e vetë.

Mundohet të hedhin baltë mbi sportin. Janë disa gjëra të vërteta po ka edhe shumë sukses. Ne kërkojmë ndryshime ligjore për të përmirësuar sportin. Vetëm Kategoria Superiore sot pagua afërsisht 500 milionë lekë tatime. Nuk është se e tëra është informale, por ne kërkojmë idealen.”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kryeministri i përgjigjet bojkotit të futbollit

“Futbollistët si skllevër, si punëtorë fasonesh”