MENU
klinika

Drejt shtyrjes vetëm dy ndeshje

Nuk ka ndërprerje apo ndalesë të Serie A

30.09.2020 - 16:14

Një lajm i keq dhe një i mirë për Serinë A. I keqi është se Genoa ka konfirmuar 14 personat që dolën pozitivë në fundjavë, sërish kanë rezultuan pozitivë.

Mes tyre janë futbollistë dhe pjesëtarë të stafit, ndërkohë që ditën e sotme pjesa tjetër e atyre që nuk kanë rezultuar pozitivë, kanë shkuar në qendrën stërvitore me makina personale dhe kanë kryer testimet. Nesër do të vijë edhe përgjigja nga ana e autoriteteve.

Te Genoa mbeten ende të paqartë rreth situatës së krijuar, teksa të shtunën i pret ndeshja me Torinon. Për këtë pritet një vendim nga ana e Federatës, ndërsa te Genoa këmbëngulin për ta shtyrë sfidën dhe nëse nuk arrihet kjo, presidenti ka paralajmëruar se në fushë do të zbresë Primavera, pra ekipi i të rinjve.

Lajmi i mirë se është Serie A nuk do ta ndalet apo shtyhet. I pyetur mbi këtë temë, Ministri i Sportit, Vincenzo Spadafora, shpjegoi se nuk ka kushte për ta ndaluar kampionatin. Për momentin nuk do të rishikohet protokolli sanitar, duke pasur parasysh kurbën e infektimit. Protokolli është mirë tani për tani. Pra, frika për ndalimin e Serie A duket se kaloi.

Por ndërkohë, një tjetër sfidë mund të shtyhet, Juventus-Napoli. Kjo në pritje të testeve te klubi i Napolit, që në fundjavën e kaluar luajti me Genoan. Testet e bëra dje kanë rezultuar negative, por ka ende që nuk janë kthyer përgjigjet, që jepen nesër.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN