MENU
klinika

Ultimatum 4 personave: Duhet të …

OFL, aksion në Tepelenë e Gjirokastër

09.09.2020 - 11:40

Kater persona jane vene sot ne shenjestren e OFL-se, ne Tepelene dhe Gjirokaster.

Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 u ka derguar formularet per justifikimin e pasurise 4 shtetasve, tre prej te cileve te denuar dhe nje ende ne hetim.

Pasurine brenda 48 oresh duhet ta justifiojne shtetasit: Artur Vela, Leonard Koçi, Bejeko Toto dhe Idris Selimi.

NJOFTIMI

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Artur Vela, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi i personit”, kryer në bashkëpunim;

Leonard Koçi, banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Bejeko Toto, banues në Gjirokastër, nën hetim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”;

Idris Selim, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Kush është në shënjestër?

“Forca e Ligjit” zbarkon edhe në Shkodër


Revista amerikane rendit Rivierën Shqiptare si një nga destinacionet më të mira

“Mos shkoni në Santorini, por në Ksmail”

“Mos parkoni automjetet në zonat me risk të lartë”

Bashkia Vlorë paralajmëron qytetarët për përkeqësim të motit

“Thika luftarake, dokumente të falsifikuara dhe kanabis”

Detajet/ Goditet grupi kriminal që shpërndante dr*gë