MENU
klinika

Brenda 48 orësh, kërkon deklarim të pasurisë

OFL, ultimatum 4 të dënuarve në Korçë

02.09.2020 - 09:23

Operacioni Forca e Ligjit vijon punën në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020 dhe kësaj radhe ka shkuar në Korçë ku iu kërkon të deklarojnë burimet e pasurisë 4 të dënuarve për drogë..

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

D. S., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;

A. Z., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;
Z. Q., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim;
B. L., banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.