Ambasadorët kanë zhvilluar një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Petrit Vasili i LSI-së.
Pas takimit, opozita ka kërkuar thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik.
“Në vijim të mbledhjes së ditës së hënë, me qëllim gjetjen e konsensusit për kërkesën e Opozitës së Bashkuar, për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR, për çështjet që nuk biem dakord në Këshillin Politik, siç parashikohet edhe në Marrëveshjen e 14 Janarit, kërkojmë:
Thirrjen e mbledhjes së Këshillit Politik nesër, e mërkurë, në orën 10:00.
Në këtë mbledhje Opozita e Bashkuar do të prezantojë kërkesën për marrjen e ekspertizës së OSBE/ODIHR. Përsa më lart, mbetemi në pritje të konfirmimit tuaj për mbledhjen e ditës së nesërme” shkruhet në letrën zyrtare të dërguar nga Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili.