MENU
klinika

Postimi që nxiti dyshimet

Ori Nebijaj i bashkohet “të larguarve nga Top Channel”?!

04.09.2020 - 08:03

Që në Top Channel sezoni i ri televiziv do jetë plot surpriza kjo është pak, por e sigurtë.

Gjatë gjithë verës nëpër media është përfolur se shumë figura të njohura të ekranit janë larguar duke dhënë dorëheqjen.

Deri tani Xhemi Shehu ka pranuar largimin nga shtëpia e saj profesionale, teksa shumë emra të tjerë fliten se mund të kenë shkëputur marrëdhëniet.

Është konfirmuar se Eno Popi dhe Dojna Mema nuk do vijnë më me emisionet që i kemi parë gjatë sezonit të kaluar përkatësisht, “Dilema” dhe “Pop Culture”.

Sakaq, prej javësh flitet se edhe Alban Dudushi pas 20 vitesh do largohet nga Top Channel, dhe vetëm ditën e sotme në media qarkulloi lajmi se pas problemeve me Ben Blushin, Salsano Rrapi ka dhënë dorëheqjen.

Së fundmi, janë ngritur pikëpyetje të tjera se një tjetër emër mund të largohet nga ekrani shqiptar.

Ori Nebijaj ka postuar një status në Instastory ditën e sotme duke na futur në mendime.

Ajo ka shkruar:

Po sikur të fle pak këtë sezon?

Ndonëse në fillim tingëllon si një shkëutje e saj nga televizioni, ekziston mundësia që ajo të vijë nën moderimin e ndonjë programi tjetër.

Pra, të shkëputet nga “Wake up” dhe mos të zgjohet më në mëngjes për hir të emisionit.

Deri në një reagim të dytë të Orit na duhet të presim…

Ja fotografitë që ngritën dyshime

A është fejuar Leonardo DiCaprio?

Është vërtetë drastike!

E keni parë pamjen e re të Zendaya?

E paritura që ndodhi pas zbulimit të diagnozës

Pse Princesha Kate nuk ka treguar se çfarë lloj kanceri ka?