Pas gërshetave të gjatë shumëngjyrësh të verës, erdhi koha për ndryshimet e muajit shtator!
E para që mori guximin të luajë me pamjen e saj ishte këngëtarja Era Istrefi, e cila s’ka ngurruar të bëjë një ndryshim të madh në look-un e saj.
Era ka prerë flokët deri tek supet dhe ka bërë baluke, ndërsa në Instagram tregon se është frymëzuar nga personazhi “Mia Wallace” në filmin e Quentin Tarantino-s.
“Mia Wallace, por bjonde.”- shkruan këngëtarja krahas fotove që po bëjnë xhiron e rrjetit.
Me siguri look-u i Erës do të jetë frymëzim për shumë vajza të tjera të showbiz-it dhe jo vetëm!
Vjeshta ka nevojë për ndryshime dhe këngëtarja u dha të gjithëve idenë e parë për look-un e tyre të ri.
Do ta bënit?