MENU
klinika

VIDEO/ Një i vdekur, dy të zhdukur

Pamje dramatike/ Cikloni ‘Ianos’ godet fuqishëm Greqinë

19.09.2020 - 07:48

Banorët e disa zonave në Greqi kanë përjetuar një natë tmerri pas kalimit të ciklonit ‘Ianos’ në këto territore. Siç raportojnë mediat greke, të cilat flasin për pamje apokaliptike që goditi ishujt e detit Jon, Peloponezin Perëndimor, Thesalia dhe Kardica, cikloni ka shkaktuar edhe viktimën e parë.

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

foto galeri

Bëhet fjalë për një të moshuar në fshatin Farsala, afër Larisës, ndërkohë, që dy persona në Kardica rezultojnë të zhdukur. Mësohet se bëhet fjalë për një grua, të cilën e rrëmbyen shifrat e furishëm bashkë me makinën e saj si dhe për një fermer. Ndërkohë, 645 banorë janë të bllokuar në shtëpi, ndërsa evakuimet nga forcat speciale EKAM dhe zjarrfikëset kanë vijuar përgjatë gjithë natës. Mediat greke bëjnë me dije se si pasojë e stuhisë së fuqishme, 3 punëtorë qëndruan 10 orë mbi pemë, kur makina u rrëmbye nga lumi i furishëm, derisa përfundoi me sukses operacioni i evakuimit në Almiro.


Mes të shpëtuarve ishte dhe një familje në Sofades, Kardica, me një fëmijë 3-vjeçar, të cilët u evakuuan me helikopter nga tarraca e shtëpisë. Raportohet se 2450 thirrje telefonike për ndihmë kanë ardhur nga fshatrat të tëra të përmbytura, ndërkohë që dëmet materiale janë të mëdha.

Sot, në ditën e tretë, parashikohet që uragani do të godasë me të njëjtën fuqi Jugun e Gadishullit të Peloponezit, në Greqinë Qendrore (Sterea) dhe në Kretën perëndimore. Gjatë orëve në vijim, parashihet që të ketë reshje të furishme dhe erëra të fuqishme në zonat lindore dhe jugore të Greqisë tokësore, në jug të detit Jon, në veri të ishullit Evia, ishujt verior dhe perëndimor të kompleksit Cyklades, Chania në Kretë dhe ishujt e Egjeut. Autoritetet bëjnë me dije se ‘Ianos’ ka arritur mëngjesin e sotëm në Athinë e zonat përreth, ndërsa fenomeni është në zhvillim.