MENU
klinika

Dramatike per ish-kapitenin kuqezi

Panik për Mavrajn, përplaset keq dhe humb ndjenjat

25.09.2020 - 19:46

Një goditje gati fatale për Mërgim Mavrajn në ndeshjen e sotme të Greuther Furth ndaj Aue në Bundesliga 2. Ish-kapiteni i Kombëtares e nisi si titullar për miqtë, por pas rreth çerek ore lojë, ka pësuar një dëmtim “horror”.

Gjatë një krosimi të Aue nga krahët, portieri Burchert u hodh të kontrollonte topin dhe në rënie e sipër ka goditur fuqishëm Mavrajn. Mbrojtësi shqiptar ka rënë në tokë pa ndjenja, me mjekët që kanë mundur ta rikthejnë në vete pas disa minutash.

Në minutën e 21-të ai la fushën e lojës me barrelë dhe u nis menjëherë drejt spitalit më të afërt. Mbetet për t’u parë gjendja e tij e mëvonshme, por lajmi i mirë është se ka reaguar dhe u është përgjigjur mjekëve.