MENU
klinika

SHBA i dalin tepër 380 mld USD

“Paraja e papërdorur nga ndihmat mund të nxisë ekonominë”

25.09.2020 - 18:49

Thuajse 380 miliardë dollarë nga paketa e ndihmave të koronavirusit e Kongresit të Shteteve të Bashkuara është e papërdorur dhe mund të ndihmojë familjet dhe bizneset nëse miratohet, sipas kreut të Rezervës Federale, Jerome Powell dhe Sekretarit të Thesarit, Steven Mnuchin. Kjo është poshtë pritshmërive për 500 miliardë – 1 trilionë dollarë të ekonomistëve. Megjithatë, rritja e tensioneve mes republikanëve dhe demokratëve ka bërë që të bien gjasat për një paketë të re të ndihmave përpara 3 Nëntorit. Paraja e papërdorur, e autorizuar nga Kongresi në muajim Mars brenda paketës së ndihmave prej 2.3 trilionë dollarë, mund të ndihmojë bizneset dhe njerëzit që kanë humbur vendin e punës.

“Nuk është se do kushtojë më shumë”,- tha Mnuchin në Komisionin e Bankingut në Senat, ku u shfaq së bashku me Powell. Kongresi do të duhet të japë miratim për rialokimin e kësaj paraje të papërdorur. Thesari ka ende 200 miliardë dollarë fonde të papërdorura të lidhura me programe emergjencë, të nisura nga banka qendrore pas shfaqjes së pandemisë, sipas Mnuchin. Programet e huadhënies së Fed patën përdorim shumë më të ulët se ç’pritej.

Paralelisht, një shifër tjetër prej 130 miliardë dollarë ka mbetur nga Programi i Mbrojtjes së Pagave, që po skadon tashmë, që sipas Mnuchin mund të ndihmojë bizneset e vogla. Përveç kësaj, Powell tha shumica e 75 miliardë dollarë e alokuar për të mbështetur programin e huadhënies së bankës, qëndron e papërdorur.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ "Themeli i luftës është ekonomia"

“Me apo pa koronavirus, Kina do tejkalojë SHBA”


Nga Prof. Dr. Adrian Civici/ Teoria e lojës dhe teoria e ankadeve

Çmimi Nobel në ekonomi përballë ekonomisë shqiptare

Kostot do të tejkalojnë përfitimet

The Economist: Duhet shmangur një bllokim i dytë

Planet e Izraelit dhe Arabisë Saudite

Bisedimet për tubacionin ‘Top-Sekret’!

Denaj: Prioritet arsimi, shëndetësia dhe rindërtimi

Sa do të investohen për të përballuar pandeminë?

The Economist: Model i gabuar ekonomik

Shpresat tek pensionistët e pasur!