MENU
klinika

1.6 deri në 2 ballë

Pas tërmetit në Belsh, gjatë natës regjistrohen lëkundje të tjera

25.09.2020 - 07:19

Lëkundjet tërmeti janë ndjerë edhe gjatë natës së djeshme në qarkun e Elbasanit me epiqendër në Belsh. Këto lëkundje janë regjistruar rreth orës 21:21 në qytetin e Belshit, me një magnitudë 4,2 të shkallës rihter.

Fatmirëshisht nuk janë regjistruar dëme, por gjatë natës ka patur edhe lëkundje të tjera të një magnitude më të vogël. Pas mesnate këto lëkundje kanë qenë shumë të vogla, duke nisur nga 1.6 ballë deri në 2.

Kujtojmë se Shqipëria gjatë vitit të kaluar u godit rëndë nga dy tërmete, ai i 21 shtatorit që shkaktoi dëme të mëdha materiale, si dhe ai i 26 nëntorit, që përveç dëmeve, shkaktoi edhe 51 viktima.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN