MENU
klinika

Play-off

Përcaktohet çifti i finaleve të mëdha në NBA

28.09.2020 - 09:17

Mësohet çifti i finaleve të mëdha në NBA. Pas Los Angeles Lakers që u shpall kampion në Perëndim, është Miami Heat që kalon në finale nga Lindja. Skuadra nga Florida mposhti 125-113 Boston Celtics në sfidën e gjashtë, duke triumfuar 4-2 në këtë stacion të garës.

Miami u paraqit mirë në periodën e parë dhe të fundit, ndërsa në pjesën tjetër të ndeshjes i qëndrueshëm. Më i miri në parket për të dyja skuadrat ishte Adebayo me 32 pikë, 15 rebound e 5 asist, i ndihmuar edhe nga Butler me 22 pikë, duke bërë të pavlefshme 50 pikët e dyshes Brown-Tatum të Celtics.

Sfida e parë e finaleve të mëdha në NBA do të luhet më 30 shtator dhe më pas cdo dy ditë ndeshje. Lakers rikthehen pas 10 vitesh në këto finale, herën e fundit me të ndjerin Kobe Bryant. Pas rifillimit të NBA, fatmirësisht nuk pati më ndërprerje, edhe ndonjë doli pozitiv me Covid-19.

Konferenca e Lindjes – Finale play off

Miami Heat – Boston Celtics 125-113 (4-2)

Konferenca e Perëndimit – Finale play off

Los Angeles Lakers – Denver Nuggets 117-107 (4-1)

Finalja e parë

Los Angeles Lakers – Boston Celtics (30.09.2020)

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN