MENU
klinika

Këshilli Politik nuk gjen dakordësi as për mbledhjet

Përfaqësuesit e opozitës: Konfirmojmë që nesër të…

17.09.2020 - 19:32

Përfaqësuesit e Opozitës së Bashkuar në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë konfirmuar pjesëmarrjen ditën e nesërme në mbledhje, por kanë propozuar që ajo të bëhet në orën 12:00.

Në deklaratën e tyre, ata i kanë kujtuar përfaqësuesit të qeverisë, Damian Gjiknuri se “ne mbledhjen e fundit te Këshillit politik nuk pati asnjë dakordesi për te zhvilluar mbledhje ditën e premte. Ju gjithashtu refuzuat kërkesën tone për mbledhje te Këshillit Politik ditën e mërkurë”.

Sipas opozitës “kjo logjike e funksionimit te njëanshëm është krejt e kundërt me mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit te Këshillit Politik, ku qofte ditët e mbledhjeve ashtu edhe rendi i ditës janë dakordesuar konsensualisht me pare”.

Deklarata e plotë:

Z.Gjiknuri.

Ne mbledhjen e fundit te Keshillit politik nuk pati asnje dakordesi per te zhvilluar mbledhje diten e premte. Ju gjithashtu refuzuat kerkesen tone per mbledhje te Keshillit Politik diten e merkure.

Kjo logjike e funksionimit te njeanshem eshte krejt e kundert me menyren e ndertimit dhe funksionimit te Keshillit Politik, ku qofte ditet e mbledhjeve ashtu edhe rendi i dites jane dakordesuar konsensualisht me pare.

Megjithate duke e konsideruar kete si nje veprim te gabuar tuajin por qe nuk do perseritet më, konfirmojme pjesmarrjen tone dhe propozojme qe mbledhja te zhvillohet ne oren 12.00.

Oerd Bylykbashi

Petrit Vasili