MENU
klinika

Tenis

Përmbysje spektakolare, Osaka triumfon në US Open

13.09.2020 - 11:08

Naomi Osaka është fituesja e US Open për vitin 2020, i dyti grand slam që zhvillohet për këtë vit pas Australian Open. Japonezja triumfoi 2-1 me sete ndaj bjelloruses Victoria Azarenka.

Ndeshja nisi shumë mirë për bjellorusen, që e fitoi 6-1 setin e parë. U krijua përshtypja se do të ishte një fitore e lehtë e Azarenkas, por Osaka kthen lojën në favorin e vet dhe fiton setin e dytë 6-3.

Japonezja mban këtë ritëm edhe në setin e tretë, duke e fituar po 6-3. Numri 9 në botë mposhti numrin 27 te femrat. Gjithsesi, si Osaka, ashtu edhe Azarenka, do të renditen më mirë pas azhornimit të pikëve. Osaka e ka fituar US Open edhe në vitin 2018.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN