MENU
klinika

Sally godet bregdetin e SHBA

Përmbytje katastrofike dhe shi i pazakontë

17.09.2020 - 06:13

Uragani Sally ka shkulur pemë, përmbytur rrugë dhe shkëputur energjinë elektrike ndaj qindra mijëra shtëpive dhe bizneseve, ndërkohë që solli një përmbytje historike dhe katastrofike në gjirin e Alabamës dhe Floridas, si ç’kishte paralajmëruar Qendra Kombëtare e Uraganeve. Sally, që mbërriti ditën e Mërkurë në Alabama si një stuhi e kategorisë 1, u zhvlerësua në pasdite si një stuhi tropikale, ndërkohë që era maksimale e qëndrueshme ra në 113 kilometra në orë.

Në Elba, Alabama, lumi Pea kërcënoi daljen nga shtrati dhe zyrtarët lokalë bënë thirrje për evakuime. Stuhia mendohet se ka lënë një person të vdekur në Alabama. Disa pjesë të gjirit ishin përmbytur nën 45 cm shi në 24 orët e fundit, ndërkohë që reshjet pritet të vazhdojnë ndërkohë që erërat e stuhisë ngadalësohen mëtej, sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve.

Komuniteti bregdetar i Pensacolas në Florida, pësoi përmbytje deri në 1.5 metra dhe udhëtimi u ndërpre për shkak të rrugëve dhe urave të dëmtuara. Mbi 500,000 shtëpi dhe biznese në zonë mbetën pa energji elektrike, ndërkohë që stuhia hodhi poshtë pemët dhe shtyllat e energjisë.