MENU
klinika

Botticelli

Befason piktura e shekullit XVIII

24.09.2020 - 16:41

       Një vepër nga artisti italian i Rilindjes, Sandro Botticelli, pritet të arrijë të paktën, 80 milion dollarë në ankand – është kjo, deklarata që vjen shtëpia e ankandeve,”Sotheby’s”.

”Me titull ‘Young man holding a roundel’, një nga shumë pikurat e Botticelli-t që ekzistojnë ende, do të dalë në ankand në janar” – është deklarata nga  ”Sotheby’s”.

Shtëpia e ankandeve tha se portreti, që përshkruan një të ri me origjinë të panjohur, konsiderohet si një nga pikturat më domethënëse të Rilindjes, në duart e individëve.

Ekspertët vlerësojnë se mund të shitet gjithashtu, për më shumë se 100 milion dollarë, çmimi më i fundit i paguar për pikturën “Meules” (”Haystacks”), të impresionistit francez Claude Monet, e shitur për 110,7 milionë dollarë në vitin 2019.

“Young man holding a roundel” u realizua në vitet 1470 ose 1480 dhe u ble më pas, nga një aristokrat anglez, në shekullin e 18-të.

Duke rënë në duar private, identiteti i të cilit nuk dihet, ajo iu dorëzua shtëpisë së ankandeve për rreth 1 milion dollarë.

Piktura është huazuar nga disa muze në botë, gjatë 50 viteve të fundit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Leonardo “ingenium”

Kryemjeshtri i artit


U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit