MENU
klinika

E thotë studimi

Pini qumësht para se të flini dhe do befasoni nga rezultati!

21.09.2020 - 08:40

Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm ushqyesish, është i shëndetshëm për kockat tuaja dhe ka edhe më shumë përfitime nëse e pini para se të flini.

Për shembull, mund t’ju ndihmojë të bini në gjumë më shpejt, të flini gjumë të qetë pa u zgjuar në mes të natës dhe madje të humbnu peshë. Për dy arsyet e para, nuk duhet të pini qumësht në mëngjes sepse do i’u shkaktojë përgjumje gjatë gjithë ditës.

Përveç këtyre që përmendëm më lart, ka dhe disa arsye të tjera pse duhet të pini qumësht në darkë.

Qumështi ka përbërës që mund të përmirësojnë cilësinë e gjumit

Disa studime mbi njerëzit dhe kafshët kanë treguar se pirja e qumështit mund të çojë në një gjumë më të mirë. Qumështi përmban triptofan dhe melatonin, të cilat mund t’ju ndihmojnë të bini në gjumë më lehtë dhe më shpejt. Triptofani luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e serotoninës, e cila nga ana tjetër mund t’ju ndihmojë të relaksoheni dhe gjithashtu vepron si një pararendës për melatoninën. Melatonina ndihmon në rregullimin e ritmit tuaj cirkadian dhe ju përgatit për gjumë. Hulumtimet kanë treguar se marrja e melatoninës dhe shtesave të triptofanit mund të zvogëlojë ankthin dhe depresionin që mund të përkeqësohet gjatë kohës së gjumit.

Qumështi është një burim i shkëlqyeshëm i proteinave

Nëse keni hëngër darkë shumë herët, kur të flini mund të zgjoheni natën sepse keni uri. Nëse doni të shmangni zgjimin në mes të natës për këtë arsye, provoni të pini qumësht para gjumit.

Pirja e qumështit para se të flini ndikon dhe në aspektin psikologjik

Nga njëra anë, pirja e qumështit para gjumit mund të bëhet një ritual dhe ju bindeni se ai ju relakson dhe ju pregatit për të bërë një gjumë të qetë.

Nga ana tjetër, qumështi i ngrohtë mund t’ju kujtojë pirjen e qumështit para gjumit si fëmijë, gjë që mund të sjellë përsëri kujtime të mira dhe të ketë një efekt qetësues.

Mund t’ju ndihmojë të humbni peshë

Nëse e bëni pirjen e qumështit ritualin tuaj për t’ju ndihmuar të flini dhe funksionon, ai mund t’ju ndihmojë me humbjen e peshës. Cilësia e dobët e gjumit mund të bëjë që të merrni kilogramë të tepërt, kështu që përmirësimi i saj mund t’ju ndihmojë të ktheheni në peshën tuaj normale. Meqenëse qumështi është gjithashtu i mbushur me proteina ushqyese, ai është një zëvendësues i mirë për ushqimet e orëve të vona, të cilat gjithashtu mund të bëjnë që të shtoni peshë.