MENU
klinika

Trump flet pas marrëveshjes, zbulon çfarë i Hotit dhe Vuçiç

‘Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë’

20.09.2020 - 17:16

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore është mburrur me marrëveshjen e Uashingtonit midis Kosovës dhe Serbisë, duke u shprehur se administrata e tij po ndalon vrasjet masive mes këtyre dy vendeve.

“Për një javë më nominuan për dy Çmime Nobel për Paqe. A mund ta besoni? Shkova në shtëpi dhe i thash Zonjës së Parë: ‘Zonjë e Parë, ndodhi një gjë e mirë sot, u nominova për Çmimin Nobel për Paqe’. Dy ditë më vonë shkova prapë në shtëpi dhe i thash: ‘Zonjë e parë, nuk do ta besosh që sërish u nderova me Çmimin Nobel’ për Kosovën dhe Izraelin. I thash Zonjës së Parë, mos u brengos se ky tregim është për Nobelin e Paqes. Po ndalojmë vrasjet masive mes Kosovës dhe Serbisë. Po vriten mes vete për shumë vite. U thash, djem, të bashkohemi [kryeministrit Hoti dhe presidentit serb Vuçiq]. Po e bënin këtë për qindra vjet nën emra të ndryshëm”, tha presidenti amerikan.

“E dini, këtë e kanë bërë për qindra vjet, sinqerisht, nën emra të ndryshëm”, ka thënë ai, teksa i është referuar nominimit të tij për Nobel të Paqes.