MENU
klinika

40 filma në garë

Pogradeci në Festivalin Ballkanik të Filmit

15.09.2020 - 14:39

        Kjo fillimjavë, shenjoi edicionin e 10-të, të Festivalit Ballkanik të Filmit. Qyteti i liqenit, ku ende gjen turistë vendas apo të huaj teksa shijonë pushimet, ka vend gjithmonë për artistët dhe idetë e tyre, që natyrisht, rizgjohen dhe marrin të tjera përmasa kur në sfond dëgjohet muzika e valëve…

Festivali Ballkanik i Filmit dhe Kulinarisë çeli siparin në qytetin e Pogradecit. Për një javë, do të prezantohen në kinemanë verore 40 filma, duke zbatuar rregullat e distancimit social, për shkak të covid-19.


Të ftuarit gjatë këtij viti, do të mungojnë në festival për shkak të rrethanave që janë krijuar nga pandemia, megjithatë Eno Milkani, rrëfen se festivali po zhvillohet që të mos humbet tradita e dhjetë edicioneve të kaluara.

“Për shkak të covid-19, por edhe të ditëve të karantinës që duhet të bëjnë ata që vijnë në Shqipëri, kur kthehen në vendin e tyre, sivjet nuk do të kemi të ftuar. Por, përpos faktit që do të mungojë kulinaria, do të kemi 40 filma shumë të mirë, që i kemi përzgjedhur për të shfaqur çdo natë në kinemanë verore të Pogradecit” – shprehet Eno Milkani, drejtues i festivalit.

Entela Gusho, nënkryetare e bashkisë së Pogradecit, e konsideron këtë festival një traditë të bukur të qytetit, që duhet mbajtur gjallë

“Pavarësisht pandemisë, nuk mund të mos e zhvillonim këtë aktivitet, aq më pak që përkon me dhjetëvjetorin e tij. Për të ruajtur këtë traditë të bukur, gjatë një jave në qytetin tonë do të prezantohen filma nga të gjitha vendet ballkanike” –  shprehet Entela Gusho.

Festivali i Filmit Ballkanik dhe i Kulinarisë do të vijojë gjatë gjithë javës, në qytetin e Pogradecit.

Vdekja e 3-vjeçarit pas ndërhyrjes në klinikën dentare të Roland Xhaxhos

Ekspertiza e Brian Spahiut do të kryhet nga një grup mjekësh italianë

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!