MENU
klinika

“Duhet reflektuar sa më parë!”

Presidenti Meta reagon pas deklaratës së fortë të Këshillit të Evropës: Çdo kokëfortësi nuk do të frikësojë askënd!

17.09.2020 - 18:22

Duke marrë shkasë nga një reagim i fortë i Këshillit të Evropës kundër paketës antishpifje, Presidenti i Republikës, Ilir Meta kërkon të reflektohet sa më parë. Sipas tij, kokëfortësia nuk i shërben çeljes së negociatave.

Reagimi i Metës:

“Duhet reflektuar sa më parë! Çdo kokëfortësi, jo vetëm që nuk i shërben çeljes së negociatave, por nuk do të frikësojë askënd. Përkundrazi!”

Stefan Schennach, Raportuesi i Përgjithshëm i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për lirinë e medias shprehu shqetësimin në lidhje me mundësinë që Parlamenti i Shqipërisë të miratojë nismën ligjore e konsideruar si paketa antishpifje.