MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Pse kam kaq shumë të nxira në lëkurë?

04.09.2020 - 07:15

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Pse kam kaq shumë të nxira në lëkurë?

Përgjigjet mjeku:

1. Po plakeni

Ndërsa vitet kalojnë, 2 gjëra i ndodhin lëkurës tuaj: humbin shtresat mbrojtëse të yndyrës dhe ngadalësohet prodhimi i kolagjenit. Pra, lëkura më e hollë, bie më lehtë pre e nxirjeve. Në moshat e mëdha, duhet shumë më pak goditje për të lënë shenjë.

2. Nuk humbisni asnjë rast për t’u nxirë në diell

Nëse rrini shumë kohë në diell, rrezet e dëmshme do jua bëjnë lëkurën më të hollë, duke bërë që të nxirat të shfaqen lehtësisht.

3. Pini aspirinë çdo ditë

Kjo është arsyeja më e zakonshme se pse zgjoheni me të nxira. Aspirina, ashtu si holluesit e tjerë të gjakut, punon duke ndaluar trombocitet të mpiksin gjakun. Më gjak të holluar dhe më pak qeliza bllokuese, edhe tronditja më e vogël do të lërë shenjë.

4. Është toni juaj i lëkurës

Nëse keni lëkurë të bardhë të hollë, keni më tepër mundësi të keni shenja nxirjeje nga përplasje shumë të vogla. Ata me ind dhjamor më të thekësuar nuk do të kenë problem nga këto goditje.

Një tjetër fajtor: venat varikoze (variçet), venat merimangë ose venat më të dala. Përplasja e një prej tyre pas tavolinës së mesit do të lërë shenjë me siguri.

5. Keni vaskulit

Vaskulitet janë sëmundje që shkaktojnë inflamacion të enëve të gjakut. Shpesh karakterizohet nga të nxira në ngjyrë të kuqe të quajtura purpura.

Vaskulitet janë sëmundje autoimmune ose vijë si rezultat i sëmundjeve kronike si hepatitis, por askush nuk e si se çfarë e shkakton saktësisht atë. Simptomat e tjera janë kollë, mpirje ose dobësi në gjymtyrë.

6. Keni nevojë për më tepër vitaminë C

Vitamina C është një përbërës i rëndësishëm që ndihmon në shërimin e plagëve dhe në prodhimin e kolagjenit. Nëse është në sasi të pamjaftueshme enët e gjakut janë të ekspozuara dhe çahen lehtësisht.

Shenja që tregojnë se keni nevojë më tepër për vitamin C janë: lodhja, depresioni, mish i dhëmbëve i gjakosur, nyje të fryra, gjak nga hundët, flokë dhe lëkurë e thatë.

7. Keni dermatozë purpurike

Ky është një problem i zakonshëm te të moshuarit zakonisht në zonën e kërceve. Rastet më të rënda shkaktojnë kruarje, por kremërat me efekt lokal dhe zakone të mira të përdorimit të kremit ndaj diellit janë të mjaftueshme për ta mbajtur larg.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.