MENU
klinika

Nga Kreshnik Spahiu

Pse u eleminuan 4 kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike: Selami, Hajdari, Pashko, Olldashi?

12.09.2020 - 16:32

Nga Kreshnik Spahiu

Sot është 12 shtator, përvjetori i vrasjes Azem Hajdarit (kryetarit të parë të Partisë Demokratike).

Shoku, vëllai dhe miku im pati të njëjtin fat që kishin 4 kandidatë për kryetar të asaj partie.

1995 – Eduard Selami kërcënohet me jetë dhe strehohet politikish në SHBA ku jetoi 15 vite.

1998- Azem Hajdari vritet në oborrin e Partisë Demokratike, pasi i ishte hequr 2 herë imuniteti dhe mandate i deputetit nga partia e tij.

2006- Zv.kryeministri Gramoz Pashko, disa herë kandidat për kryetar PD, vdes në aksident pasi helikopteri që e shoqëronte të plagosur përfundon në det me gjithë djalin e tij 20- vjeçar.

2013- Sokol Olldashi ndërron jetë në një aksident rrugor, pikērisht dy muaj pas kandidimit pēr kryetar të Partisë Demokratike.

Azem, Azem nuk je vetëm. Radha është e gjatë!

Tokë e Xanun.

E ka xan Lulzmi, por ti se ke njohur aspak sepse ai në atë periudhë shpenzonte paratë e George Soros në Hollandë.

Ai funksionon veç me para, madje edhe vajzën tënde ta ka nxjerrë tradhtare.

Gjithsesi vajzën s’ta kanë vra. E kan lën edhe ca kohë me jetu, sepse u duhet me e poshtëru.

Jam me fat që kurrë në jetë nuk u bëra anëtar dhe nuk mora teseren e asaj partie.

Veç tek ajo parti vriten, aksidentohen, asgjesohen, emigrojnë, ose i poshtrojnë si në asnjë parti tjetër.

Ende komandon njeriu më besë-prerë i kombit shqiptar.

Jam me fat që kurrë su bëra pjesë e tyre!

U linda dhe do vdes KuqeZi, jo bardheblu…

(Foto Kreshnik Spahiu dhe Azem Hajdari duke drekuar, një ditē para vrasjes)