MENU
klinika

"TikTok ka një yll të ri"

Punonte për t’i shtuar pensionit, 89-vjeçari surprizohet nga ndjekësit!

27.09.2020 - 10:55

        Të shpërndash pica mund të jetë e lehtë për dikë më të ri, por mjaft e vështirë për një 89-vjeçar.

Megjithatë, Derlin Newey e ka vazhduar këtë punë, falë të cilës, së fundi pati një dhuratë të papritur: një baksish prej plot 12 mijë dollarësh, raporton CNN.

Newey, nuk po u besonte syve, kur familja Valdez trokiti në derën e shtëpisë së tij në Utah, për t’i dhënë paratë. Shoferi i moshuar, nuk i mbajti dot lotët. Ai shpërndan pica për “Papa John’s”, gati 30 orë në javë.

Newey e nisi këtë punë, kur e pa se nuk ia dilte vetëm me pension.

– Si mund të them ndonjëherë, faleminderit? Nuk di se çfarë të them – u shpreh i moshuari, i përfshirë nga emocionet. Falë dashamirësisë së disa klientëve të tij besnikë, Newey është shndërruar së fundi, në një yll në ngjitje në TikTok.

Familja Valdez, tha se gjithmonë kërkonin atë për t’u sjellë picat, madje kishin filluar ta regjistronin dhe videot i hidhnin online.

U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit