Aleanca e Rexhep Tajip Erdogan me Vladimir Putin i ka mbijetuar konflikteve të interesit në Siri dhe Libi, por ajo përballet me një provë në Kaukaz, ku shpërthimi i armiqësive midis Armenisë dhe Azerbajxhanit i vë udhëheqësit e Turqisë dhe Rusisë përballë njëri-tjetrit.
Historikisht, rajoni ka qëndruar në mbivendosjen e diagramit të Venit të sferave të ndikimit rus dhe turk; në dekadat e fundit, Moska ka pasur epërsi.
Megjithëse republikat Kaukaziane u shkëputën nga rënia e Bashkimit Sovjetik, Rusia e sheh veten si polic rajonal.
Erdogan është treguar i kujdesshëm disa herë, si për shembull kur Rusia pushtoi Gjeorgjinë në 2008. Por Azerbajxhani është çështje tjetër.
Turqia dhe Azerbajxhani lidhen jo vetëm nga historia, feja dhe gjuha, por edhe nga tubacionet e naftës dhe gazit natyror, të cilat janë shumë të rëndësishme për ambicien e Erdogan për ta bërë vendin e tij korridorin e domosdoshëm të energjisë midis Detit Kaspik dhe Evropës.
Turqia vazhdimisht është mbështetur në pretendimet e Azerbajxhanit për Nago-Karabakun, një rajon me shumicë të populluar nga Armenët. Kur Bashkimi Sovjetik u shemb, Armenia mori kontrollin e rajonit malor, së bashku me shtatë rrethe ngjitur.
Rusia ndërmjetësoi një armëpushim midis Armenisë dhe Azerbajxhanit në 1994. Rajoni që atëherë ka mbetur në kontrollin e Armenisë, por është njohur ndërkombëtarisht se i përket Azerbajxhanit. Pavarësisht nga ndërmjetësimi nga Rusia, SHBA dhe Franca, të dy vendet nuk kanë qenë në gjendje të bien dakord për një marrëveshje të përhershme të paqes.
Tani, Presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev po bën një përpjekje të vendosur për t’i dhënë fund bllokimit me mjete ushtarake. Dhe Erdogan po e mbështet hapur.
Udhëheqësi turk ia hedh fajin plotësisht luftimeve qeverisë armene, të cilën ai e përshkruan si “kërcënimin më të madh për paqen në rajon”.
Mbështetja turke për Azerbajxhanin nuk është thjesht retorike. Vendet zhvilluan stërvitje të përbashkëta ushtarake muajin e kaluar, pasi përleshjet me Armeninë lanë të vrarë disa trupa dhe civilë Azerbajxhanas. Forcat turke kanë një prani në një bazë të ushtrisë në Azerbajxhan dhe qasje në një bazë ajrore atje. Erdogan është zotuar të furnizojë me pajisje të reja, duke përfshirë dronë dhe raketa.
Nga ana e saj, Rusia u shet armë të dy palëve, por anon drejt Armenisë, ku ka një bazë ushtarake.
Armenia është pjesë e Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Moska. Azerbajxhani nuk është anëtar i CSTO.
Por Putini duket i etur për të sjellë të dy vendet përsëri në tryezën e negociatave. Është e sigurt të thuhet se ai nuk do të jetë i kënaqur me retorikën e aleatit të tij dhe as nuk do të tolerojë një ndërhyrje ushtarake turke.
Një ndërhyrje në Kaukaz do të prkte ekonominë e Turqisë, tashmë në gjendje të keqe.
Në Kaukaz, Putini ka mundësi të luajë lojën më gjatë.
Azerbajxhani përballet me një betejë të ashpër . Pavarësisht alarmit nga Presidenti i SHBA Donald Trump dhe liderëve evropianë, presidenti rus e di se do t’i drejtohen atij për një rrugëdalje nga luftimet. Rusia është fuqia e vetme e madhe me vullnetin për të vendosur stabilitet aty.
Erdogan,do ta ketë më të vështirë . Shpresa e tij është se Putini do t’i japë atij një vend në tryezën e negociatave.
Por kjo mund të kërkojë që udhëheqësi turk të bëjë lëshime në zona të tjera ku ka përplasje me “mikun e tij të dashur” në Moskë.
Përkthyer dhe përshtatur nga Bloomberg/ konica.al