MENU
klinika

PS ndez motorët

Rama mbledh në selinë rozë drejtuesit politikë në qarqe

09.09.2020 - 08:46

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e sotëm rreth orës 09:00 në një takim, drejtuesit e PS në qarqe.

Takimi është mbajtur në selinë rozë dhe vjen pas ndryshimeve të bëra në Shkodër, Lezhë, Tiranë dhe Durrës.

Kujtojmë se në Shkodër u caktua si drejtues politik Ilir Beqja, në Lezhë Lindita Nikolla, në Durrës vetë Rama pas largimit të Vangjush Dakos, kurse në Tiranë do drejtojë Elisa Spiropali dhe Ervin Bushati.

Mësohet se takimi ka në fokus përgatitjet për zgjedhjet.